Politike

Basha mbyll protestën: Nuk ka zgjedhje me Ramën, faleminderit të gjithë atyre që po sakrifikojnë

28 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA
Basha mbyll protestën: Nuk ka zgjedhje me Ramën, faleminderit të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të protestës së shtatë të opozitës ka treguar edhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje  me Edi Ramën në qeveri. Basha tha se  askush nuk e tradhëton qëndresën e qytetarëve të cilët protestojnë për të ardhmn e fëmijëv të tyre.

Basha falenderoi të gjithë qytetarët që zgjohen herët në mëNgjes e ngrysen në punë, duke thënë se dhe ai e PD luftojnë bashkë me ta.

PJESË NGA DEKLARATA

Orët e kësaj bande po numërohej mbrapsht me çdo bashkim si ky i sotmi. Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit le ta kuptojë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar ka nisur për të gjithë. Kjo qëndrësë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet  derisa ta bëj realitet. Askush në këtë protestë nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare. Jemi këtu për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve kundër popullit.

Shpresa i ka hapur krahët e saj dhe mbulon anë e kënd vendin tonë, shpresa fillon me largimin e kryehajdutit Edi Rama. Të gjithë i kemi një borxh Shqipërisë, ta çlirojmë nga ata që e kanë amrrë peng në këto 30 vite. Nuk ka forcë mbi tokë që të të tradhëtojë ju dhe këtë lëvizje për të vendosur standarde  evropaine, do bëhet realitet verdiki juaj për Shqipërisi gjithë Evropa.

Me ju në shi e në diell, në këmbë e në marshim. Nuk ka negociom me ëndrrën tuaj më të bukur që të fëmijët tuaj të kenë ëndrrën evropane, kjo është betejë për të cilën zgjohemi çdo mëngjes. Falenderoj gazetarët e ndershëm dhe u them turp pronarëve të mediave që janë blerë nga pushteti. Ndjesë qytetarëve për të gjithë ata që u bënë milionerë gjatë pushtetit tonë, në kurrizin dhe mbi djersën tuaj.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar për tre orë, në protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë teksa qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.

Protestuesit u përplasën dia herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje.

Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson me popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbyll protesten lulzim basha protesta e opozites 28 mars 2019 basha mbyll protesten lulzim basha protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll