Politike

FOTOT me kryeministrin, Monika Kryemadhi e pranon: Kam shumë foto të bukura me Ramën, qesh me budallallëkun e tij, s’ka gj

11 Maj 2020, 19:05 Nga DOSJA
FOTOT me kryeministrin, Monika Kryemadhi e pranon: Kam shumë foto të

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka folur lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e krahasoi Ramën me një zvarranik politik, duke shtuar se ai nuk kishte fituar asnjë betejë politike me ndershmëri. 

“Nuk e quaj kafshë politike zotin Rama, e quaj zvarranik. Unë kafshë politike e quaj për njerëz punëtorë. S’ka asnjë betejë të fituar me ndershmëri. Të gjitha betejat i fitoi me koalicione. Ishte Hitleri gjithashtu zvarranik. E shoh zvarranikun si një gjë të pështirë,”-u shpreh ajo. 

Më pas në studio ndërhyri edhe gazetari Bledian Koka, i cili përmendi kohët kur Kryemadhi dhe Rama shkonin mirë në kohët e koalicionit. 

“Kam foto shumë të bukura me Ramën duke qeshur. Unë qesh me Ramën me batutat e tij, qesh me budallallëkun e tij. Buzëqeshja e një gruaje në një foto nuk është asgjë e keqe,”-shtoi ajo. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll