Politike

Takimi me donatorët e huaj, Ahmetaj: Shumë shpejt do keni gati dosjet për t’i monitoruar,  kemi dhënë 2043 leje ndërtim

11 Maj 2020, 13:29 Nga DOSJA
Takimi me donatorët e huaj, Ahmetaj: Shumë shpejt do keni gati dosjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar sot një video-konferencë me donarorët për procesin e rindërtimit, pas tëmretit të 29 nëntorit në Shqipëri. Ahmetaj gjatë fjalës së tij ka bërë një prezantim të të gjithë procesit që po zhvillohet për rindërtimit, ku ka thënë se janë zhvilluar disa faza.

Ai u shpreh se janë dhënë 2043 leje për ndërtim dhe do të ketë 26 zona të reja banimi. Më tej ministri u shpreh se ka familje ende që po jetojnë në tenda, e shumë të tjera kanë marrë bonus qeraje. Ministri u bëri me dije donatoërëve se shumë shpejt ata do të kenë planin e ridnërtimit me të gjitha detjae dhe të spjeguar se çfarë është bërë deri tani.

Do te merrni dokumentet që ne kemi miratuar në komisionin e rindërtimit. Dosjet i kemi përkthyer nëse doni t’i monitoroni. Në Durrës po punojmë, Shijaku është në fazë të përparuar, në Laç që është miratuar po ashtu, etj. Ju mund të merrni të gjitha dosjet dhe mund ti studioni. Do të presim edhe nisjes e fluturimeve normale nga Turqia që ekipi të vijë dhe të nisë projektin.

Me qeverinë turke jemi në një fazë të përparuar, më pas me qeverinë gjermane jemi praktikisht në hapjen e fundit procesit. Me BE-në jemi në një proces të përparuar, kur bëhet fjalë për 15 mln eurot për 22 objektet arsimore. Me Katarin flas shpesh, kanë premtuar 4.6 mln euro për objekte arsimore. Gjatë 2-3 ditëve do të merrni të gjitha dosjet me të gjitha detajet. Të gjitha huatë dhe kontributet dhe fondet do të negociohen, është një program që shikon përtej 2025“, u shpreh ndër të tjera ministri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj plani i rindertimit rindertimi pas termetit arben ahmetaj plani i rindertimit rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll