Politike

Flota e re e Policisë, Lleshaj: Faleminderit BE, do rrisim eficencën në punë

11 Maj 2020, 14:26 Nga DOSJA
Flota e re e Policisë, Lleshaj: Faleminderit BE, do rrisim eficencën

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e dhurimit të 196 makinave të reja për Policinë e Shtetit.

Lleshaj gjatë prezantimit ka falenderuar Bashkimin Evropian dhe u shpreh se  këto mjete do rrisin ecicencën e Policisë së luftën kundër krimit.

“Do shpërndahen sipas një plani të përcaktuar nga drejtori i Policisë. Policia kriminale, FNSH, RENEA, do të rinovojmë flotën. Kjo rrit eficencën e policisë. Meriton falënderim të madh BE dhe gjithë ata që janë angazhuar për këtë projekt”, tha Lleshaj.

Policia e Shtetit do ketë një flotë të re makinash. Një pjesë e makinave është blerë dhe një pjesë tjetër janë dhuruar nga BE. Rama e Lleshaj kanë falenderuar BE-në dhe thanë se do të nisë transformimi i Policisë së Shtetit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flota e re e policise sander lleshaj flota e re e policise sander lleshaj

Sondazh

Poll