Politike

Masat lehtësuese, Gent Cakaj: Nga sot rinisin shërbimet konsullore

11 Maj 2020, 12:16 Nga DOSJA
Masat lehtësuese, Gent Cakaj: Nga sot rinisin shërbimet konsullore

Tiranë- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se nga sot, datë 11 maj 2020, në përputhje me planin e masave lehtësuese, do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, ai informoi se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

“E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19  në këtë fazë!”- siguroi Cakaj.

Për më tepër, Cakaj shpjegoi se puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!”,  përfundoi Cakaj reagimin e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj rinisin shërbimet konsullore gent cakaj rinisin shërbimet konsullore

Sondazh

Poll