Politike

Dhurimi i makinave nga BE, Rama: Do transformohet rrënjësisht Policia e Shtetit

11 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
Dhurimi i makinave nga BE, Rama: Do transformohet rrënjësisht Policia

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e dhurimit të 196 mjeteve për Policinë e Shtetit nga Bashkimi Evropian. Në fjalën e tij, Rama tha se ky eshtë një kontribut i veçantë i BE-së dhe do transformojë rrënjësisht Policinë.

Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit”, tha Rama.

Policia e Shtetit do ketë një flotë të re makinash. Një pjesë e makinave është blerë dhe një pjesë tjetër janë dhuruar nga BE. Rama e Lleshaj kanë falenderuar BE-në dhe thanë se do të nisë transformimi i Policisë së Shtetit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama flota e re e policise edi rama flota e re e policise

Sondazh

Poll