Politike

Kuvendi kërkon vendvarrimet e të zhdukurve gjatë komunizmit: Tërhiqni dosjet nga Ministria e Brendshme

11 Maj 2020, 17:15 Nga DOSJA
Kuvendi kërkon vendvarrimet e të zhdukurve gjatë komunizmit:

TIRANË- Kuvendi i Shipërisë përmes një projektrezolute, do i kërkojë Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit të zbulojë vendvarrimet e personave të zhdukur gjatë diktaturës. Sipas dokumentit që është përpiluar nga Kuvendi, mësohet se këtij insitucioni i kërkohet zbulimi i vendvarrimeve, por dhe të tërheqë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit nga arkiva e sistemit të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu një tjetër detyrë të punojë për organizimin e veprimtarive të rëndësishme, sipas kalendarit të kujtesës, të mbështetura nga bashkëpunëtorë dhe  institucione të memories, duke i propozuar Qeverisë Shqiptare vendimet përkatëse për projektin dyvjeçar Demokraci 30.

DISA NGA DETYRAT PËR AUTORITETIN E DOSJEVE

Të japë kontribut konkret dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë shqiptare në mënyrë që mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi krimet e komunizmit, të zbulohen histori të të zhdukurve dhe hidhet dritë mbi figura dhe personalitete frymëzuese, të panjohur më parë për shoqërinë shqiptare si dhe të ndërmarrë nisma konkrete për nderimin e Viktimave të Regjimit Totalitar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përkujtim të tyre.

Të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive përkatëse por të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e procesit dhe zbatimin nga ana e bashkive të ndryshme shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve në territorin e saj administrativ dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje (mbikëqyrje të posaçme) vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e rrëgjimit komunist konform edhe Rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të bëjë propozime konkrete për përmirësime ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes institucioneve,  qeverisjes vendore, prokurorisë dhe familjeve.

Duke qenë se krijimin i një arkivi të vetëm të gjithë dokumenteve të ish-Sigurimi i Shtetit, është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë historike kombëtare, dhe vijon të mbetet një ndër sfidat e rëndësishme te Autoritetit pasi procesi i marrjes në dorëzim të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga ASMB (Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme) është pothuajse i bllokuar që nga muaji maj 2019

Të bëjë propozime dhe ndryshime të nevojshme në mënyrë që vendimet e marra të jenë sa më të drejta dhe ku të jenë të përfshira në mënyrë sa më të saktë të gjitha të dhënat mbi subjektet përkatës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike autoriteti i dosjeve projektrezoluta e kuvendit vendarrimet e te zhdukurve autoriteti i dosjeve projektrezoluta e kuvendit vendarrimet e te zhdukurve

Sondazh

Poll