Politike

Reforma Zgjedhore brenda 31 majit, OSBE: Mirëpresim dakordësimin e partive, u mbështesim në këtë proces

11 Maj 2020, 18:04 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore brenda 31 majit, OSBE: Mirëpresim dakordësimin e

TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, OSBE shkruan se mirëpret dakordësimin e partive për të mbyllur punën e Këshillit Politik brenda datës 31 maj.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi një hap tjetër para në procesin e reformës zgjedhore. Mirëpresim dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën në këtë forum brenda 31 majit dhe përsëritim gatishmërinë për të vijuar ta mbështetim këtë proces, bashkë me OSBE/ODIHR-it”, shkruhet në njoftim.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot. Të pranishën në mbledhjen online ishin Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari nga opozita e re, Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja. Pas mbledhjes, Opozita ka kërkuar që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që të mbarojë i gjithë procesi më 31 maj. Ndërsa Gjiknuri u shpreh se për gjërat që nuk do të bien dakord, do t’i dejtohen ODIHR-it për opinion.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik osbe reforma zgjedhore keshilli politik osbe reforma zgjedhore

Sondazh

Poll