Politike

Doni të aplikoni për kartë ID apo pasaportë? Sqarimi: Procedurat kryhen në e-Albania, është përgjysmuar koha e marrjes s

11 Maj 2020, 16:19 Nga DOSJA
Doni të aplikoni për kartë ID apo pasaportë? Sqarimi:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot se si mund të bëhen më thjesht aplikimet për kartë identiteti apo pasaportë. Rama në një njoftim në Facebook, shkruan se procesi është lehtësues dhe koha është përgjysmuar, dhe tashmë mund të aplikohet në e-Albania. Sipas njoftimit, pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË ? PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT? Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania: ? https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx… • Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19? #ShërbimeDigjitale2020 #paRadha #paRryshfet #ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan kreu i qeverisë.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aplikimi per pasaporte edi rama karta e identitetit aplikimi per pasaporte edi rama karta e identitetit

Sondazh

Poll