Politike

Alarmi i kryeprokurorit për hashashin, ‘habit’ Lleshaj: Ka raste sporadike, dhe në Londër mbillet drogë

11 Maj 2020, 18:52 Nga DOSJA
Alarmi i kryeprokurorit për hashashin, ‘habit’ Lleshaj: Ka

TIRANË- Ministiri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar raportin e kryeprokurorit Olsian Çela, i cili u shpreh sot se në Shqipëri ka një kultivim të shtuar të hashashit. Lleshaj në një intervistë për “Hard Talk” me Roland Qafokun, u shpreh se kultivimi është rulur dhe Policia ka zbuluar parcela.

Më tej ministri u shpreh se mbjellja e drogës bëhet dhe në Londër, e shtoi se Policia çdo ditë mundohet të zerojë kultivimin.

Nuk kam dijeni, sigurisht që ka rëndom, ka raste që policia kap sasira të vogla, ka gjithmonë në ulje. Ky vit ka shënuar ulje akoma të rëndësishme. Duhet të keni parasysh që kanabis në sasi të vogla kultivohet edhe në Londër. Nuk është fjala që këtu e kemi zeruar ne çdo tentativë kultivimi por e kemi ulur. Raste sporadike ka, sigurisht që ka dhe përpjekja e Policisë së Shtetit për ta kontrolluar territorin në mënyrë rigoroze dhe për të goditur çdo rast vazhdon edhe sot. Tentativat tani janë të izoluara, në sipërfaqe shumë të vogla dhe në territore shumë të largëta. Kjo tregon se mbijetesa e këtij fenomeni në Shqipëri tashmë është e pamundur”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sot Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në raportimin para Komisionit të Ligjeve, u shpreh se ka shtim të rasteve të kultivimit të hashashit, në katër rrethe të vendit, Vlorë, Krujë, Gjirokastër e Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kultivimi i hashashit olsian cela sander lleshaj kultivimi i hashashit olsian cela sander lleshaj

Sondazh

Poll