Politike

Vdekja e akademikut Beqiraj, Basha: Me largimin e tij, shoqëria humbi një ekspert

11 Maj 2020, 18:57 Nga DOSJA
Vdekja e akademikut Beqiraj, Basha: Me largimin e tij, shoqëria humbi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj. Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se   ka mësuar me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës.

Kreu i demorateve shprehet se me largimin e tij, shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport.

“Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë. Emri i profesor Beqirajt lidhet pazgjidhshmërisht me njeriun që pasionet e tij të mëdha, matematikën dhe sportin gjithë jetën synoi t’i kthente në vlerë për shoqërinë shqiptare.

Profesor Gudari do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sportin e peshëngritjes, promovimit dhe mbështetjes së kampionëve dhe të talentuarve të këtij sporti. Me largimin e tij,shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport. U prehtë në paqe!“, shkruan Basha.

Ish-kreu i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare. Në vitin 2017 ai ka qenë edhe në krye të Akademisë së Shencave, post në të cilin  nuk qëndroi gjatë, por i dha dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gudar beqiraj lulzim basha vdes gudar beqiraj gudar beqiraj lulzim basha vdes gudar beqiraj

Sondazh

Poll