Politike

U arrestua dhe u vu nën hetim për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku socialist kthehet vite pas: Faleminderit, me mua ësht

11 Maj 2020, 11:04 Nga DOSJA
U arrestua dhe u vu nën hetim për shpërdorim detyre,

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste për qytetin e Vlorës, Shpëtim Gjika është rikthyer me një falenderim, disa vite pas akuzave për shpërdorim detyre.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Gjika ka publikuar një foto të kohës kur qytetarët i besuan bashkinë, në muajin maj të vitit 2011 dhe falenderon të gjithë mbështetësit.

Respekt dhe mirënjohje pafund për të gjithë ata që besuan, mbështetën, përkrahën, fuqizuan, përçuan, votuan, numëruan dhe kontribuuan në fitoren e zgjedhjeve bashkiake Maj 2011! Pavarësisht gjithçkaje është “thënë” për mua, e është “eksperimentuar” me mua, ndjehem i lumtur dhe krenar që kurrë, asnjëherë nuk kam shpërdoruar me ndërgjegje besimin e kujtdo prej jush! Faleminderit për gjithçka keni bërë për mua në ditë të mira dhe në kohë të vështira!”- shkruan Gjikat krah fotos ku shihet mjaft i qeshur.

Shpëtim Gjika është vënë në pranga në vitin 2015 pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas dosjes së prokurorisë, të zbardhur në atë kohë, Gjika akuzohej se nën funksionin si Kryetar i Bashkisë Vlorë bashkë me shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, akuzohej për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave…”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Më pas, Gjika u mor nën hetim pasi akuzohej për dhënien me koncesion të parkimeve në Vlorë për 15 vite. Bashkë me të akuzoheshin edhe 7 zyrtarë të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjyqtarja që ka vendosur pushimin e çështjes është Atalanta Zeqiraj, ndërsa prokuroria pritet ta ankimojë këtë vendim. Në korrik të vitit të shkuar, u pushuan hetimet në ldhje me këtë çështje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shpetim gjika edi rama shpetim gjika

Sondazh

Poll