Bota

LAJM I MIRË vjen nga rusët: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari. Zhduket për punë ditësh? Flasin ekspertët

9 Maj 2020, 07:42 Nga DOSJA
LAJM I MIRË vjen nga rusët: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së

RUSI– Më në fund një lajm i mirë për pandeminë. Ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19.

Shkencëtarët rus pretentojnë se virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat mbi 30 gradë Celsius (ose ndryshe 86 gradë Fahrenheit).

“Koronavirusit SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa në temperaturat 70 gradë Celsius (158 gradë Fahrenheit) koronavirusi plotësisht çaktivizohet.

Ndërkohë deri më tani Rusia deri më tani ka regjistruar 187,859 raste të infektuara me koronavirus, ndërsa ka humbur 1.723 persona.

Moska, e cila është bërë epiqendra e shpërthimit, ka zgjatur shtetrrethimin e saj deri në fund të majit.

Marrë nga RT

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne rusi rusi koronavirusi ne bote koronavirusi ne rusi rusi

Sondazh

Poll