Bota

Harrojeni koronavirusin! Tjetër kërcënim prek botën, minjtë po infektojnë njerëz me hepatit E, askush nuk e di se si

9 Maj 2020, 06:49 Nga DOSJA
Harrojeni koronavirusin! Tjetër kërcënim prek botën,

HONG KONG- Mesa duket koronavirusi është një shqetësim i vjetëe për shkencëtarët. Tani ekspertët e shëndetit kanë nisur të hetojnë një tjetër infeksion që po përhapet me shpejtësi. Në 2018, ekspertët e sëmundjeve infektive në Universitetin e Hong Kong-ut hasën në një pacient të pazakontë.

Një burrë 56-vjeçar, i cili i ishte nënshtruar një transplanti të mëlçisë, pasi po shfaqte probleme por pa asnjë shkak të dukshëm.

Testet zbuluan se sistemi i tij imunitar po i përgjigjej hepatitit të llojit E –por nuk mund të gjenin llojin njerëzor të virusit në gjakun e tij.

Hepatiti E është një sëmundje e mëlçisë që gjithashtu mund të shkaktojë ethe, verdhëz dhe një mëlçi të zmadhuar. Virusi ka katër specie, të cilat qarkullojnë në kafshë të ndryshme; por në atë kohë vetëm një prej tyre mund të infektonte njerëzit.

Pas shumë testeve u gjet për herë të parë në histori, hepatiti E i miut në një njeri.

“Papritmas, ne kemi një virus që mund të kapërcejë nga minjtë e rrugës te njerëzit”, tha Dr. Siddharth Sridhar, një mikrobiolog. Por incidenti ka ndodhur sërish dhe sërish.

Që nga studimi i parë, 10 banorë të tjerë në Hong Kong janë testuar pozitivisht me hepatitin E të miut, i njohur edhe si HEV. Rasti më i fundit u shënua një javë më parë; ku një 61-vjeçar kishte gjithashtu probleme me funksionin e mëlçisë. Mjekët hedhin dyshime se mund të ketë me qindra të tjerë të infektuar.

Por edhe kjo sëmundje ka një mister të ri; askush nuk e di saktësisht se si infektohen këta njerëz. Në dy vite që nga zbulimi i rastit të parë, studiuesit ende nuk kanë identifikuar rrugën e saktë të transmetimit nga minjtë te njerëzit. Ata kanë teori të tipit:  pacientët pijnë ujë të kontaminuar por ende asnjë nuk është konfirmuar.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hepatiti e hepatiti e

Sondazh

Poll