Aktualitet

Një grup i tretë kërkon të marrë paratë e Rinasit? Hoxha: Nuk do linin viktima pas, një pistë jo e besueshme por qëndro

5 Maj 2020, 14:17 Nga DOSJA
Një grup i tretë kërkon të marrë paratë e Rinasit?

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha dha detaje mbi një nga pistat që po ndjek policia në lidhje me kezkutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, që është grabitja e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.

I ftuar në studion e AbcNews, Hoxha tha se kjo pistë nuk qëndron shumë sepse nëse një grup i tretë do të donte të merrte paratë e grabitjes së Rinasit, nuk të linte kufoma pas, por domtë rrëmbente njerëz, do t’i mbante peng, në mënyrë që të merrnin aratë mbrapsht.

Hoxha shtoi se modifikimi i makinave dhe fshehja e autorëve në Durrës mund të çojë në lidhjen e këtyre ngjarjeve.

“Furgoni i hetimit tatimor të përdorur në grabitjen e Rinasit është modifikuar në një vilë në pronësi të Talo Çelës i cili ui ekspozuar që nuk është arretuar. Modifikimi i makinave dhe fshehja e autoreve të dy ngjarjeve në Durrës mund të çojë në lidhjen mes tyre. Kjo gjë bëri që të hidhej edhe lidhja me Rinasin si një nga pistat e hetimit. Një gjë të çon të mendosh se një grup i tretë po kërkon të marrë paratë e grabitura në Rinas. 

Por nuk është një pistë shumë e besueshme sepse ata po të donin të merrnin paratë nuk do të linin viktima pas. Ndoshta do merrnin pengje, do kërcënonin dhe më pas do kërkonin marrjen e parave. Nuk do rrezikonin të humbisnin edhe paratë edhe njerëzit që i kanë.

Kjo është një pistë që qëndron, por ka dhe pista më të besueshme për përfshirje në aktivitet kriminal sikurse tha edhe Ardi Veliu. Ai tha se mekanizim i ngjarjeve është i njëjtë dhe shkaku është prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Nuk e theksonte për çfarë janë prishur.

Janë nxjerë edhe njëherë nga arkiva vrasjet e aksit Elbasan-Peqin-Durrës, të gjithë vitkimat e këtij aksi janë shqiptarë të sapokthyer në Shqipëri, të dënuar jashtë shtetit përt trafik të lëndëve narkotike dhe në të gjitha  rastet ekzekutimi është i ngjashëm me dy ngjarjet e fundit,”- u shpreh Artan Hoxha.

Vrasjet e ndodhura në Durrës kanë marrë tjetër rrjedhë hetimi. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit Klevis Alla, 5 mln euro nga grabitja në Rinas është bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës. Alla ka deklaruar se vëllezërit Haxhia kanë strehuar në banesën e tyre një nga grabitësit e Rinasit. Sipas tij, Viktor Haxhia është ekzektuar për të mos lënë dëshmitarë në vendngjarje. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur. Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale. Të përfshira në to ka qënë edhe vrasja e dyfishtë e marsit, ku humbën jetën  Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci artan hoxha grabitja e 4.6 milion eurove grabitja e rinasit vrasje ne durres vrasje ne nishtulle altin ndoci artan hoxha grabitja e 4.6 milion eurove grabitja e rinasit vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...