Aktualitet

Gruaja e dhunuar kërkesë gjykatës: Më lironi burrin, të dalë nga burg për të siguruar ushqimin e 5 fëmijëve

5 Maj 2020, 13:51 Nga DOSJA
Gruaja e dhunuar kërkesë gjykatës: Më lironi burrin, të

TIRANË- Në familjet shqiptare gjatë këtyre dy muajve janë shënuar 543 episode mosmarrëveshjesh ku kryeson dhuna në familje, kanosjet dhe shkatërrimi i pronës. Të dhënat jepen për Top Channel nga burime jo zyrtare. Kjo kurbë në rritje shpjegohet nga policia me stresin e lartë nga karantinimi. Prej tyre 312 personave u janë plotësuar në polici kërkesat për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje , që më pas kanë vazhduar edhe në gjykatë me vendimet për mbrojtje.

Por Stela Mucaj, një grua e dhunuar prej vitesh të tëra e që nga Covidi nuk ka mundësi të punojë si shitëse ambulante. Burri i saj gjendet në burg për dhunë në familje, ndërkohë që ajo, e vetme me pesë fëmijë gjendet në vështirësi familjare. Ndaj 36-vjeçarja i kërkoi gjykates që ai të lërë qelinë që t’u sigurojë ushqim fëmijëve.

Stela thotë se Flamur Avdillari e ka dhunuar prej vitesh dhe madje ka kryer edhe dy vite burgim. Por sidoqoftë vendimmarrja është në dorë të gjykatës aq më tepër kur kodi penal është ashpërsuar dhe parashikon sanksione të forta për burrat dhunues që rrahin partneret në prani të fëmijëve apo janë përsëritës, sikurse është Flamur Avdillari.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur avdillari gruaja e dhunuar stela mucaj flamur avdillari gruaja e dhunuar stela mucaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...