Aktualitet

VIDEO që se keni parë kurrë! “Kam veç 1 autobot”… Brenda magazinës së Lul Berishës, “tempulli” i derdhur prej b

5 Maj 2020, 12:38 Nga DOSJA
VIDEO që se keni parë kurrë! “Kam veç 1

TIRANË- Siç njoftoi më herët, Oficerja e Operacionit Forca e Ligjit, mbrëmjen e djeshme është finalizuar operacioni i vënies së sekuestros për kompaninë “Rajan 2007”, në pronësi të Lulzim Berishës dhe të motrës së tij, Luljeta e ish-gruas së shokut të tij. Në pamjet që Policia e Shtetit ka publikuar sot shihet operacioni duke nisur që nga rrethimi i magazinës në afërsi të Porto Romanos e deri tek bllokimi.

Në muajin shkurt 2020, kur OFL i dërgoi “pusullën”, Lulzim Berisha, e motra dhe avokati u justifikuan duke thënë se Berisha nuk kishte më pasuri dhe se ato ia kishte sekuestruar më herët shteti. “Vetëm një autobot ka”, thoshte avokati Detar Hysi, duke mohuar ekzistencën e magazinës së derdhur në beton.

Për më shumë ndiqni pamjet:

Ditën e sotme, OFL dha lajmin se Lulzim Berishës iu sekuestruan 1.2 milionë litra naftë në kompaninë e tij, “Rajan 2007”. Edhe pse me licensë të hequr që prej vitit 2019, Berisha vazhdonte të mbushte me naftë anijet që furnizoheshin në Portin e Durrësit. Ndërkohë që përmes shantazhit ai kishte tentuar të krijonte një monopol në këtë port duke eleminuar konkurrencën me operatorët e tjerë.

(F.g/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha ofl ne terren lulzim berisha ofl ne terren

Sondazh

Poll