Aktualitet

“I rrezikshëm dhe pa kokë”/ Artan Hoxha: Grupi i Altin Ndocit ekzekutoi Dylgjerin me turkun, vëllezërit Baho, Zylyfi

5 Maj 2020, 13:25 Nga DOSJA
“I rrezikshëm dhe pa kokë”/ Artan Hoxha: Grupi i Altin

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se grupi i ekzekutorëve ku bën pjesë Altin Nodci është një grup agresiv, nuk ka një kokë që e urdhëron dhe ka marrë pjesë në shumë atentate.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha numëroi edhe ekzekutimet e plagosjet që janë bërë nga ‘dora’ e grupit ku bën pjesë edhe Ndoci, që janë në Durrës, Elbasan, Papër, etj.

Sipas gazetarit, gjithka ka nisur nga humbja apo grabitja e 50 kg kokainë në Londër, gjë që e bën situatën të ngjshme me ngjarjen e Jani Prengës.

“Gjithçka nisi me humbjen e 50 kg kokainë në Londër. Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës. Altin Ndoci, një prej anëtarëve të grupit, që është ndaluar për vrasjet e Durrësit, akuzohet se ka kryer edhe për vrasje të tjera. Që nga vrasja në Bradashesh e vitit 2018. U godit fuoristrata e Endrit Alibejt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas turk. Objektivi ishte Endriti dhe turku, që sapo ishin kthyer nga Hollanda. Për fat të mirë, nuk u godit makina që vinte më pas, ku ishin të futur gratë dhe fëmijët e burrave që vdiqën.

Atentati tjetër është ai që ndodhi në Papër, Klevi dhe Aldo Baho. Edhe këta sapo kishin ardhur nga Italia. Edhe në rastin konkret nuk kemi autorë. Atentati tjetër është në nëntor të 2019-s. Kushëriri i parë i Alibeajt, që sapo kishte ardhur nga Hollanda, Andi Zylyfi, vdiq dhe u plagos rëndë Ardit Ruçi. Sërish nuk kemi autorë. Në gusht u ekzekutua edhe Feriz Bardhi, 41 vjeç, sapo ka dalë nga banesa. Ai sapo kishte ardhur nga jashtë dhe u vra në Durrës, në derën e shtëpisë.

Të gjithë këto ngjarje kanë shumë elementë që dëshmojnë se është i njëjti grup që ka goditur të gjithë këta njerëz, jo për llogari të vet, por janë paguar. Nuk kanë një kokë, veprojnë në bazë të porosive që marrin.  Janë një grup agresiv,“- tha Artan Hoxha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci artan hoxha vrasje ne durres vrasje ne nishtulle altin ndoci artan hoxha vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...