Aktualitet

Artan Hoxha zbardh rolin e Klevis Allës në atentat: Emri i tij s’duhet të ishte bërë publik, e kanë vënë në rrezik dh

5 Maj 2020, 13:12 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbardh rolin e Klevis Allës në atentat: Emri i tij

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur rolin e 22-vjeccarit, që është kthyer tashmë në një bashkëpunëtor drejtësie, Klevis Alla. I ftuar në studion e “Abcneës”, Hoxha tha se emri dhe fakti që Alla po bashkëpunon me drejtësinë duhet të ishte mbajtur i fshehtë, dhe të mos kishte rrjedhje informacioni, sepse kjo gjë e ekspozon familjen dhe të afërmit e Allës, kundrejt autorëve të tjerë.

Sipas gazetarit Hoxha, mbajtja e fshehtë e këtyre informacioneve, do të sillte zbardhje e shumë atentateve që janë kryer nga ky grup, por dyshon se tashmë hetimet do të marrin rrjedhë tjetër. Bërja publike e faktit që Alla po bashkëpunon me drejtësinë, sipas Artan hoxhës, do të bëjë që ai të mos tregojë asgjë tjetër ose të përgënjeshtrojë deklaratat që ka dhënë deri më tani.

“Pas vrasjes së 27 prillit kemi dhënë informacion se për shkak të ngjashmërisë me disa ngjarje të tjera, elementë të tjerë dukej se kishim të bënim me të njëjtin grup. Sot mund të gjykojmë se fareë ka ndodhur realisht dhe si rrallë herë policia ka vepruar shpejt dhe ka bërë një punë të mirë.  Nisur dhe nga eksperierenca e ngjarjeve të mëparshme të këtij niveli, kemi atentate me vrasës me pagesë, që konflikti nuk është direkt mes viktimave dhe autorëve. Edhe pse mes tyre ka pasur njohje. Alla ka pasur rol ndihmës dhe nuk ka qenë ekzzekutori kryesor. Ai është në moshë shumë të re dhe policia e ka shfrytëzuar këtë gjë, i ka bërë presion. Dëshmia e tij ka vlerë, sidomos kur bashkohet me prova. Nuk i dimë të plota deklarimet që ai ka dhënë. Nga ato që ka thënë deri më tani, ai është vërtet person pjesëmarrës në këtë ngjarje, sepse zbuloi dhe armët. Falë tij u gjetën kallashnikovët. Fale deklarimeve të tij u gjet edhe “Toyota”, në Arapaj. Të gjitha provat u zbuluan në sajë të tij, gjë që do të thotë se ai ka qenë pjesë e ekkzekutorëve dhe për këtë arsye e ka këtë informacion. Është hera e parë që reagohet kaq shpejt. Është rast i rralë që një person që bashkëpunon me grupin hetimor, dekonspirohet kaq shpejt, gjë që më bën të dyshoj. Por është bërë një gabim. Dhe kjo është rrjedhja e informacionit. Të dalësh kaq shpejt dhe të thuash që njëri po bashkëpunon, është se ti po lajmëron të tjerët, duke u thënë që po zbuloheni. Bërja publike e këtij fakti e bën që familja e Allës të dalë zbuluar dhe të jetë e ekespozuar para autorëve të tjerë. Kjo do ta mbajë Kleivs Allën nën presion dhe nuk do flasë më. Do humbet filli. Do ndodhë si në rastin e Julian Sinanajn. Që u morën mjaft informacione por më pas deklarimet ndryshuan. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit menjëherë pas arrestimit të tij. Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Besmir Haxhia kanë servis makinash, të dy janë përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike,”- tha Hoxha. 

Vrasjet e ndodhura në Durrës kanë marrë tjetër rrjedhë hetimi. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit Klevis Alla, 5 mln euro nga grabitja në Rinas është bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës. Alla ka deklaruar se vëllezërit Haxhia kanë strehuar në banesën e tyre një nga grabitësit e Rinasit. Sipas tij, Viktor Haxhia është ekzektuar për të mos lënë dëshmitarë në vendngjarje. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur. Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale. Të përfshira në to ka qënë edhe vrasja e dyfishtë e marsit, ku humbën jetën  Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha klevis alla vrasje ne durres vrasje ne nishtulle artan hoxha klevis alla vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll