Aktualitet

5 Maj 2020, 13:46 Nga DOSJA

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të Atdheut, Roland Likaj.

Në postimin e tij, Lleshaj shkruan se si Sonja, i përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë.

“Edhe Sonja, e bija e Dëshmorit të Atdheut Roland Likaj, e përkujtoi sot 5 Majin. Kështu përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë. Atyre dhe familjeve të tyre ju uroj përzemërsisht 5 Majin. I përjetshëm kujtimi i oficerëve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë!,”-shkruan ai.

Në videon e publikuar nga ministri, Sonja me një tufë lule në dorë, i dedikon disa vargje babait të saj të ndjerë.

“Babit tim dëshmor. Babi im dëshmor, një tufë me lule mbaj në dorë. Për ty o babi im që je Dëshmor në këtë 5 Maj do të të përkujtoj me mall e dashuri se shumë më mungon. Ti çdo ditë më bën krenare, më jep forcë, më jep besim. Atdheut jetën ia fale, komisari me përkushtim,”-reciton ajo.

Sot është Dita e Dëshmorëve, në vend përkujtohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Politika shqiptare ka kryer nderime para figurave të tyre. Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi i vetëm para të gjithëve, duke vendosur lule në disa prej figurave kryesore të historisë. Ndërsa Presidenca dhe maxhoranca shkuan bashkë. Krah njëri-tjetrit, Meta, Rama dhe Ruçi vendosën lule dhe u përulën para monumentit “Nëna Shqipëri”. I vetmi që foli për mediat ishte presidenti Ilir Meta, i cili bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj LANÇ.

(k.m/dosja.al)

aktualitet aktualitet 5 maji dita e deshmoreve roland likaj sander lleshaj sonja likaj 5 maji dita e deshmoreve roland likaj sander lleshaj sonja likaj

Sondazh

Poll