Aktualitet

A do zbërthehet Altin Ndoci? Artan Hoxha: Është njeri i rrahur me vaj e me uthull, vështirë…

5 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
A do zbërthehet Altin Ndoci? Artan Hoxha: Është njeri i rrahur me

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se efektivët e policisë dhe grupi hetimor do ta kenë shumë të vështirë të zbërthejnë Altin Ndocin, të arrestuar i pjesëmarrës kryesor në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. I ftuar në “AbcNeës”, Hoxha tha se Ndoci nuk është si Klevis Alla, 22vjeçari që po bashkëpunon me drejtësinë.

Gazetari shtoi se Ndoci është një njeri i rrahur me vaj e me uthull, në lidhje me atentatet dhe drejtësinë, kështu që sipas tij, është shumë e vështirë të zbërthehet. 

Personazhi qe deri tani është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull dhe është iu vështirë për tu zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Kur është kapur në 2015 ka pasur një seri grabitjesh,”- tha Artan Hoxha. 

Vrasjet e ndodhura në Durrës kanë marrë tjetër rrjedhë hetimi. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit Klevis Alla, 5 mln euro nga grabitja në Rinas është bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës. Alla ka deklaruar se vëllezërit Haxhia kanë strehuar në banesën e tyre një nga grabitësit e Rinasit. Sipas tij, Viktor Haxhia është ekzektuar për të mos lënë dëshmitarë në vendngjarje. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur. Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale. Të përfshira në to ka qënë edhe vrasja e dyfishtë e marsit, ku humbën jetën  Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci artan hoxha altin ndoci artan hoxha

Sondazh

Poll