Inertet nga shkatërrimi i tërmetit nuk depozitohen në Sharrë, shiten në të zezë dhe hidhen në vende të paidentikuara
5 Maj 2020, 13:15Nga DOSJA
Fiks fare denoncoi veprimet e drejtorit të shkollës 9 vjeçare “Hillari Klinton” në Kamzë, i cili materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit i shet në të zezë.
Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ shkuan disa herë në rrënojat e shkollës, duke kërkuar që të blejnë këto materiale, si pllaka mermeri, pllaka shtrimi apo edhe pjesë të tjera. Fillimisht, në zonë ishin disa nxënës me “leje” të drejtorit Hysen Koldashi, të cilët tregojnë se përditë nxjerrin nga 20, 30 apo 50 mijë lekë.
Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”. Ai bisedon me bashkëpunëtorët e Fiks fare mbi çmimet që duhet të paguajnë që të marrin këto materiale. Sipas tij, drejtori i ka dhënë dorë të lirë dhe këto materiale merren me “më pak para” se në treg.
Madje, ai i thotë se nëse materialet gjenden në treg me 100 lekë ai i shet me 30 lekë. Drejtori i kërkon qytetarëve 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, ndërsa thotë se se “shes edhe tulla me 200 mijë lekë”.
Tjegullat, sipas drejtorit janë me 300 lekë copa. Drejtori vijon të bëjë pazar me materialet, ndërsa në fund pas llogarive të gjata ia pret shkurt; më jep 1 milionë lekë të vjetra dhe merr ç’të duash!
Pas këtij konstatimi, Fiks fare shkoi në Bashkinë Kamzë për të marrë informacion nëse materialet e kësaj shkolle janë shitur apo jo në të zezë. Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, tha se tërmeti i 26 nëntorit shembi shkollën “Hillari Klinton”, ndërkohë që konstatimi erdhi nga nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. “Një pjesë e materialeve shkuan te shkolla në Valias, ku do sistemohen nxënësit e kësaj shkolle. Shkuan disa dyer që ishin të mira, bankat dhe dërrasat e zeza.
Materialet e tjera janë trajtuar si mbetje. Nuk tenderuam materialet si hekur apo pllaka se ishte vlerë e vogël, më shumë shkonin procedurat sesa materialet që ishin atje” tha Suli. Pra, Bashkia Kamzë nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle. Drejtori Hysen Koldashi ka vepruar me “kokën” e tij, ku të gjitha materialet i ka shitur më të zezë.
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur rolin e 22-vjeccarit, që është kthyer tashmë në një bashkëpunëtor drejtësie, Klevis Alla. I ftuar në studion e “Ab...
TIRANË- Siç njoftoi më herët, Oficerja e Operacionit Forca e Ligjit, mbrëmjen e djeshme është finalizuar operacioni i vënies së sekuestros për kompa...
TIRANË– Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një mbledhje online, ka shqytuar çështjen “Dvorani”. Pas letrës së dërguar nga presidenti Ilir M...
TIRANË- Rikthehet OFL-ja, por me ndryshime. Vajza me syze siç jemi mësuar ta shohim, ka vendosur që kësaj herë të dalë në konferencë për shtyp pa ak...
Itali– Ngjarje e rëndë në Itali, humb jetën një 29-vjeçar shqiptar. Mediet vendase raportojnë se i riu është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën...
TIRANË- Dy muaj pas nisjes së pandemisë së koronavirusit, është rikthyer sot njoftimi për operacionin Forca e Ligjit, me një ndryshim që në pamjen e oficer...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor për të shqyrtuar mandatin e gjyqtarin e Ardian Dvoranit, si kryetar i KED-së dhe anët...
HIMARË– Himara, qyteti i vogël i një krahine të madhe, mbushur me plazhe të mëdhenj e të vegjël, është jo vetëm zonë e gjelbër, nisur nga situata aktuale p...
POGRADEC- Tre të rinjtë me iniciale Firdeus Berberi, N. K, dhe K. T, të cilët më 3 maj dhunuan policin në Pogradec, kanë dalë sot para gjykatës dhe janë njohur ...