Aktualitet

“Shkoi për të kuptuar ‘gjurmët’”, Artan Hoxha zbulon motivin e ‘ngushëllimit’ të Altin Ndocit: Nuk ishte vetëm

5 Maj 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Shkoi për të kuptuar ‘gjurmët’”, Artan

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Altin Ndoci nuk ka qenë në ceremoninë mortore të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, për t’u shprehur ngushëlime familjarëve

I ftuar në Abcnews, Hoxha tha se Ndoci ka qenë aty për të zbardhur ‘gjurmët’, për të kuptuar nëse ndonjë nga familjarët kishin kuptuar se kush ishte ai, apo kishin ndonjë dyshim në lidhje me autorët.

Gazetari shtoi më tej se Ndoci nuk ka qenë vetëm dhe se nga kamerat, është zbuluar se në ceremoni dhe në të tretat kanë qenë edhe dy persona të tjerë për ngushëllim, me origjinë nga jugu dhe nuk kishin lidhje të afërt me viktimën.

Fakti që Altin Ndoci ka qenë në ceremoninë mortore, nuk ka shprehur vërtet ngushëllime. Ai ka qenë edhe në të tretat, dhe arsyeja ka qenë për të zbuluar ndonjë informacion. Për të parë se çfarë kanë kuptuar familjarët. Sepse do s’do një nga familja e thotë një lloj yshimi. Madje janë mbledhur edhe kamerat e sigurisë. Dy persona të tjerë që kanë qenë në ceremoni janë shoqëruar, sepse dyshohet se edhe ata kanë qenë për të njëjtat arsye si Ndoci në ceremoni. Janë me origjinë nga jugu, nga Vlora të mos gaboj dhe nuk kishin lidhje me viktimat,”– tha Artan Hoxha.

Vrasjet e ndodhura në Durrës kanë marrë tjetër rrjedhë hetimi. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit Klevis Alla, 5 mln euro nga grabitja në Rinas është bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës. Alla ka deklaruar se vëllezërit Haxhia kanë strehuar në banesën e tyre një nga grabitësit e Rinasit. Sipas tij, Viktor Haxhia është ekzektuar për të mos lënë dëshmitarë në vendngjarje. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur. Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale. Të përfshira në to ka qënë edhe vrasja e dyfishtë e marsit, ku humbën jetën  Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci artan hoxha vrasje ne durres vrasje ne nishtulle altin ndoci artan hoxha vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...