Aktualitet

Mandati i Dvoranit ‘mollë sherri’ në mbledhjen e KLGJ/ Debat mes gjyqtarëve, kërkohet opinion nga ndërkombëtarët, Lul

5 Maj 2020, 12:37 Nga DOSJA
Mandati i Dvoranit ‘mollë sherri’ në mbledhjen e KLGJ/

TIRANË– Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një mbledhje online, ka shqytuar çështjen “Dvorani”. Pas letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta për përfundimin e mandatit të tij, mbledhja e KLGJ-së është zhvilluar me debate.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se 11 anëtarët janë përplasur me njëri-tjetrin, pas propozimit për mendim nga ndërkombëtarët lidhur me mandatin e tij. Propozimi u mbështet nga përfaqësuesuit e USAID dhe Euralius, ndërsa disa prej antarëve kanë kundërshtuar. Gjyqtarja Fatmira Luli ka pyetur se ku qëndron paqartësia lidhur me rastin e Dvoranit dhe përse ka nevojë për ndërhyrjen e të huajve, pasi sipas saj çdo gjë është e sqaruar në Kushtetutë.

Cili është problemi ligjor që do kërkojmë ndihmë tek partneret ndërkombëtarë? Situata është e qartë dhe nuk ka nevojë për interpretime të Kushtetutës dhe opinion ndërkombëtar pasi është çështje administrative për dorëzimin e zyrës,”-mësohet se është shprehur Luli.

Ndërsa vetë Dvorani nuk ka paragjitur argumenta ligjore pasi ende nuk ka studiuar raportin e komisionit të karrierës. Ai kishte kërkuar kohë nga KLGJ-ja, e cila kishte pranuar që ai të shprehej në një moment të dytë. Pavarësisht debateve të krijuaja, KLGJ vendosi t’i japë një mundësi Dvorranit për të rishikuar qëndrimin e tij duke i vendosur në dispozicion  edhe komunikimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me kreun e shtetit Meta.

Me 7 vota pro dhe 4 kundër, mbledhja u mbyll me vendimin që për rastin e tij do të kërkohet opinion nga ndërkombëtarët.  Pro një mendimi nga ekspertët e huaj ka qënë: Ilir Toska, Dritan Hallunaj, Maksim Qoku, Brikena Ukperaj, Medi Bici dhe Nureda Llagami. Ndërsa kundër kanë qënë: Fatmira Luli, Marcela Shehu, Alban Toro dhe Bruna Kadi.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

Ndërkohë që në KLGJ dërgoi edhe dokumentacionin që Dvorani e ka kaluar kohën e përcaktuar dhe s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë pasi mandati i tij ka mbaruar para 6 viteve dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta klgj ardian dvorani ilir meta klgj

Sondazh

Poll