Aktualitet

Elbasan/ 50-vjeçari i prekur me Covid mori pjesë në varrimin e të vëllait, dyshohet për të infektuar të tjerë

4 Maj 2020, 12:03 Nga DOSJA
Elbasan/ 50-vjeçari i prekur me Covid mori pjesë në varrimin e

Elbasan– Detaje të reja kanë dalë për 2 rastet e reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Dosja.al mëson se 50-vjeçari, i cili rezulton i infektuar me COVID-19 është nga banor i Menglës, ndërsa 84-vjeçari iinfektuar është banor i lagjes “5 maji”.

Mësohet se tamponët u janë marrë bashkëshortes së 50-vjeçarit që punonte si shofer dhe djalit të tij, po ata kanë rezultuar negativë.  Por, ky rast ka shqetësuar banorët aty pranë, pasi vetëm të mërkurën e shkuar vëllai i 50-të vjeçarit ndërroi jetë, pasi u gjet i vetëvarur në banesën e tij dhe banorët e fshatit  kanë marrë pjesë masivisht në ceremoninë mortore. Dyshohet se ka të tjerë persona të infektuar.

Rasti i dytë me COVID-19 është 84-vjeçari, banor i lagjen 5 maji. Sipas burimeve të parët që kanë shfaqur probleme kanë qënë nipërit e të moshuarit, të cilët kanë marrë mjekim në pediatrinë e qytetit, pasi shfaqën problem me diarrenë. Teksa mjekët i rekomanduan të shkojnë në shtëpi, hetimi epidemiologjik ka shkuar në banesë ku jetojnë 7 anëtarë dhe i kanë marrë tamponë familjes. Për anëtarët e familjes ende nuk kanë dalë përgjigjet e analizave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...