Aktualitet

Meta dërgoi letër/ KLGJ nesër mbledhje online, shqyrtohet mbarimi i mandatit të Ardian Dvoranit

4 Maj 2020, 10:07 Nga DOSJA
Meta dërgoi letër/ KLGJ nesër mbledhje online, shqyrtohet mbarimi

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet nesër online në orën 12:00 për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shkak për mbledhjen e sotme është bërë letra që presidenti Ilir Meta i ka dërguar këtij institucioni dhe KLGJ-së, duke i vënë në dijeni për mandatin e tij. Sipas Metës, Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë pasi mandati i tij kambaruar para 6 viteve dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar.

Ndërkohë nga ana tjetër, Dvorani kërkoi kohë për të paraqitur dokumentat e tij, kërkesë e cila u pranuar nga KLGJ-ja. Por përplasja Meta-Dvorani nis më herët.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta ardian dvorani ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 08:12

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë...