Aktualitet

4 Maj 2020, 10:45 Nga DOSJA

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia më 27 Prill 2020.

Me pranga në duar, i riu tregon me gisht vendin ku në kanal ishin hedhur tre kallashnikovët në fshatin Arapaj.

Vrasjet e ndodhura në Durrës kanë marrë tjetër rrjedhë hetimi. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit Klevis Alla, 5 mln euro nga grabitja në Rinas është bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës.

Alla ka deklaruar se vëllezërit Haxhia kanë strehuar në banesën e tyre një nga grabitësit e Rinasit. Sipas tij, Viktor Haxhia është ekzektuar për të mos lënë dëshmitarë në vendngjarje.

Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur. Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale. Të përfshira në to ka qënë edhe vrasja e dyfishtë e marsit, ku humbën jetën Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis alla klevis alla

Sondazh

Poll