Aktualitet

Rikthehet pas 3 javësh COVID-19 në Durrës, misteri kinezit të infektuar

4 Maj 2020, 10:31 Nga DOSJA
Rikthehet pas 3 javësh COVID-19 në Durrës, misteri kinezit

Durrës– Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit 1 persona ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Durrës. Mësohet se i infektuari është është një 71-vjeçar nga Kina, banues në lagjen nr.13 të qytetit. Kinezi infektuar ka patur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.

Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin 71-vjeçari, ndërkohë që hetimi epidemiologjik është shtrirë në gjurmimin e rasteve. Pritet t’u bëhet tamponi të gjithëve personave që kinezi ka pasur kontakt.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfrimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës.  Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe  68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë,  vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll