Aktualitet

Dhunonte gruan dhe mbante armë me vete, arrestohet 47-vjeçari nga Kurbini (EMRI)

4 Maj 2020, 10:27 Nga DOSJA
Dhunonte gruan dhe mbante armë me vete, arrestohet 47-vjeçari nga

KURBIN– Policia ka vënë nën pranga një 47-vjeçar nga Kurbini, i cili akuzohet se dhunonte gruan dhe tij dhe mbante armë pa leje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Aleksandër Pëllumbi, infermier nga Laçi. Ai është arrestuar në flagrancë teksa pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan.

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje, u largua nga banesa sapo pa shërbimet e Policisë, por pas kontrolleve dhe rrethimit të zonës vetëdorëzohet 47-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me 5 fishekë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin. Policia e Kurbinit, pas marrjes së njoftimit se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në banesë, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Shtetasi A. P., kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh u vetëdorëzua te shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari kurbin laç arrestohet 47-vjeçari kurbin laç

Sondazh

Poll