Aktualitet

Merr flakë në Gjirokastër blindi që transporton para, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

4 Maj 2020, 11:43 Nga DOSJA
Merr flakë në Gjirokastër blindi që transporton para,

Gjirokastër– Pak miniuta më parë në qytetin e Gjirokastrës, në rrugën që të çon drejt Libohovës ka marrë flakë një makinë që transporton para. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri ka rënë në pjesën e motorit të blindit dhe dyshohet se shkak është bërë një defekt elektrik. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur te holla, por menjëhere forcat ruajtese të kësaj firme kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës. Këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arritën që të lokalizonin flakët duke shmangur rrjedhimisht djegien e plotë të mjetit. Po kështu në vendngjarje ndodhet edhe Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flakë në gjirokastër blindi zjarr makinës së parave merr flakë në gjirokastër blindi zjarr makinës së parave

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...