Aktualitet

‘Selfie brenda makinës’/ Ky është Klevis Alla, 22-vjeçari i penduar që i tregoi Policisë ‘grupin’ për vrasjen e d

3 Maj 2020, 05:28 Nga DOSJA
‘Selfie brenda makinës’/ Ky është Klevis Alla,

TIRANË– Publikohet fotoja e parë e Klevis Allës, një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari Altin Doçi, Alla vetëm 22-vjec nuk ka pasur precedentë të mëparshëm.

Ka qënë pikërisht i riu që shikoni në foton e mëposhtme, ai që ka bashkëpunuar me Policinë duke zbuluar edhe grupin ku bënte pjesë.

Ditën e djeshme,  Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicale K.A, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. 

Dy të dyshuarit kryesorë janë arrestuar gjatë operacionit “Shën Vlashi”disa ditë më parë. Ka qënë 22-vjeçari ai që ka pranuar autorësinë e të dy vrasjeve, duke rrëfyer edhe emrat e tjerë të grupit prej 4 anëtarë, përfshi këtu edhe Altin Ndocin.

Sipas tij, Besmir dhe Viktor Haxhia ishin të përfshirë në trafikun e drogës, brenda dhe jashtë vendit. Të dy vëllezërit bashkëpunonin me Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, dy viktimat e para të grupit. Prishja e një pazari mes të dy palëve ka sjellë edhe ekzekutimin fillimisht të Avdisë dhe Shkozës e më pas të të dy vëllezërve.

I riu ka pranuar se në vrasjen e parë dhe të dytë, nuk kanë qenë vetëm dy persona, por edhe një i tretë. Kjo mbështetet edhe nga kallashnikovët që policia gjeti në vendin e ngjarjes që ishin 3, të hedhur në një kanal në Nishtullë. Gjithashtu, një tjetër detaj që ka dalë në pah është se makina tip Toyota e përdorur nga autorët ka qenë e modifikuar, pasi targat e makinës ‘Toyota’ që u përdor nga autorët për vrasje janë AA 375 NX, por janë të vjedhura, pasi i përkasin një makine me qira ‘Skoda’.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërsa disa javë para tyre, pranë të njëjtit vend, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, të cilët ishin duke ecur në këmbë u qëlluan nga një makinë në ecje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia klevis alla operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres besmir haxhia klevis alla operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...