Aktualitet

DETAJET/ Si e zbërtheu Tonin Vocaj për 10 minuta të penduarin e grupit të Shkozetit, shefi i Krimeve zbardhi gjithçka vetë

4 Maj 2020, 10:53 Nga DOSJA
DETAJET/ Si e zbërtheu Tonin Vocaj për 10 minuta të penduarin e

TIRANË– Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Lidhur me këtë atentat, autorët u kapën në kohë rekord, ku një prej tyre u bë ‘i penduari’ i drejtësisë dhe tregoi gjithçka dinte.

22-vjeçari Klevis Alla, gjatë marrjes në pyetje në Polici ka treguar gjithçka që dinte duke zbërthyer rrjetin ku edhe bënte pjesë. Por kush e bëri të riun që të fliste? Pse vendosi 22-vjeçari që të tregonte çfarë kishte ndodhur dhe të rrëfentë gjithë ngjarjet ku ishte përfshirë?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj, ai që e ka bindur 22-vjeçarin për vetëm 10 minuta të bëhet dëshmitar i drejtësisë dhe të tregonte autorët e krimeve.

Për shkak të vrasjes së dyfishtë, Vocaj është marrë vetë me ngjarjen, dhe ka marrë në pyetje të riut. Ky i fundit për 10 minuta është bindur nga Vocaj për të treguar gjithë ngjarjen. 22-vjeçari ka pranuar autorësinë e të dy vrasjeve, duke rrëfyer edhe emrat e tjerë të grupit prej 4 anëtarë, përfshi këtu edhe Altin Ndocin.

Sipas tij, Besmir dhe Viktor Haxhia ishin të përfshirë në trafikun e drogës, brenda dhe jashtë vendit. Të dy vëllezërit bashkëpunonin me Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, dy viktimat e para të grupit. Prishja e një pazari mes të dy palëve ka sjellë edhe ekzekutimin fillimisht të Avdisë dhe Shkozës e më pas të të dy vëllezërve.

I riu ka pranuar se në vrasjen e parë dhe të dytë, nuk kanë qenë vetëm dy persona, por edhe një i tretë. Kjo mbështetet edhe nga kallashnikovët që policia gjeti në vendin e ngjarjes që ishin 3, të hedhur në një kanal në Nishtullë. Gjithashtu, një tjetër detaj që ka dalë në pah është se makina tip Toyota e përdorur nga autorët ka qenë e modifikuar, pasi targat e makinës ‘Toyota’ që u përdor nga autorët për vrasje janë AA 375 NX, por janë të vjedhura, pasi i përkasin një makine me qira ‘Skoda’.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërsa disa javë para tyre, pranë të njëjtit vend, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, të cilët ishin duke ecur në këmbë u qëlluan nga një makinë në ecje.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci klevis alla operacioni shen vlashi altin ndoci klevis alla operacioni shen vlashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45

TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...