Detaje nga dëshmia e Klevis Allës: Viktor Haxhinë e vramë se nuk donim të linin dëshmitar, ja pse e ekzekutuan Besmirin
4 Maj 2020, 11:11Nga DOSJA
Tiranë- Klevis Alla është ‘zbërthyer para’ grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë. Ai ka deklaruar se me Viktor Haxhinë nuk kanë pasur konflikte, por e kanë vrarë për të mos lënë dëshmitar. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.
“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, ka deklaruar Klevis Alla para policisë.
Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Mësohet se 5 mln eurot e grabitjes në Rinas janë bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Lidhur me këtë atentat, autorët u ka...
TIRANË– Publikohet fotoja e parë e Klevis Allës, një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ndryshe nga...
Aktualitet 4 Maj 2020, 10:45
TIRANË– ReportTv ka siguruar pamjet e momentit ku 22-vjeçari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë dhe tregoi vendin ku ishin hedhur armët e për...
Durrës– Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit 1 persona ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Durrës. Mësohet se i inf...
KURBIN– Policia ka vënë nën pranga një 47-vjeçar nga Kurbini, i cili akuzohet se dhunonte gruan dhe tij dhe mbante armë pa leje.Burime për Dosja.al bëjnë...
Nëntë javë pas izolimit, gazetarja mendon se studiot televizive duhet t’i rikthehen debatit me të ftuar fizikë. Pas letrës dërguar kryeministrit Eni Vasili sqar...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet nesër online në orën 12:00 për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvoranit si anëtar i G...
TIRANË– Stomatologu Arbër Stefa, u lirua ditën e djeshme nga Gjykata pasi u arrestua sepse kishte dalë nga shtëpia pa leje. Mirëpo Stefa e ka mohuar këtë f...
TIRANË– Vijon debati lidhur me rastet e para të koronavirusit në Shqipëri. Ndërkohë që të infektuarit e parë u konfirmuan në fillim të marsit, disa prej mj...