Bota

“Zgjedhje të reja pas pandemisë” Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve

29 Prill 2020, 11:34 Nga DOSJA
“Zgjedhje të reja pas pandemisë” Veseli: Asnjë

KOSOVË– Në një kohë që Kosova po përballet me një periudhë  mjaftë të vështirë të Covid-19, as aktualiteti politik në vend nuk ka gjetur qetësi.

Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli, ka deklaruar ditën e sotme nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk e pranon këtë marrëveshje për Kosovën, por kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë së Covid-19.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë.”- ka deklaruar Veseli.

Por sot është arritur edhe marrëveshja për Qeverinë e re të Kosovës  mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e dha kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ku u shpreh se partia e tij ka marrë  marrë Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kosove kadri veseli kosove

Sondazh

Poll