“Është e triushtueshme të tradhëtohesh nga një komb” Lavrov: Lideri malazez ka qëndrim të qartë rusofobik
29 Prill 2020, 11:05Nga DOSJA
MALI I ZI– Në njëkohë që vendi është ende në mes të krizës së koronavirusit pavarësisht se Qeveria ka njoftuar rihapjen e vendit, duket se situata politike në vend nuk është asapk e qetë.
Është parë që sjellja e politikanëve malazezë përfshirë këtu Presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç është cilësuar si tradhëti nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Kur i është përgjigjur pyetjes së një studenti gjatë takimi online me video me studentë të Institutit Shtetëror te Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Lavrov ai u shpreh: Kur tradhëtohesh jo nga një njeri, por nga një komb që ka qëndruar me ty, kjo është një gjë e trishtueshme. Jam i bindur gjithësesi se pjesa më e madhe e njerezve në Malin e Zi nuk i ndajnë këto ndjenja dhe liderët e përkohshëm do të harrohen. Për fat të keq lideri i këtij vendi, Milo Gjukanoviç, që ka drejtuar Malin e Zi për 20 vjet, ka adoptuar një qëndrim të qartë rusofobik që shkon kundër arsyes së shëndoshë dhe çdo gjëje që ai ka përfituar më parë në raportet me Rusinë. Ai ka probleme me ligjin në Perëndim dhe mesa kujtoj është akuzuar për kontrabandë dhe gjëra të tjera në disa vende europiane. Nuk e përjashtoj se kjo ishte arsyeja për kthesën e tij 180 gradë në politikat e tij
Kujtojmë që prej vitesh Mali i Zi është në kurs filoperëndimor, një kthesë që nisi të kuptohej që me referendumin e shkëputjes nga Unioni me Serbinë.
Perëndimi ka akuzuar gjerësisht Rusinë si edhe Serbinë për një përpjekje për grusht shteti dy vjet më parë, që nuk rezultoi me sukses. Prej asaj kohe Gjukanoviç ka dalë hapur kundër Rusisë dhe Serbisë duke përfituar anëtarësim të shpejtë në NATO.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kosovë- Arrihet marrëveshja e qeverisë në Kosovë mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’...
ANGLI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër për herë të parë. Mediat ndërkombëtare sh...
KOSOVË– Vitia ka thënë se kthimi dhe mundësia për karantinimin e deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, është një çështje që është politizuar pa nevo...
KOSOVË– Konfirmohen 10 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 790 numri i të infektuarve.Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 rast...
SHBA– Koronavirusi ka goditur rëndë SHBA dhe ekonominë e saj ku memiliona njerëz kanë mbetur pa punë si shkak i pandemisë.Teksa vendi është izoluar prej më shum...
SHBA– Nënkryetari Mike Pence nuk ka pranur të mbajjtë një maskë kirurgjikale ditën e djeshme gjatë një vizite pranë stafit dhe pacientëve në një spital.Fakt ky ...
KOSOVË– Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një v...
Një asteroid me një gjerësi prej më shumë se dy kilometra do të kalojë pranë tokës të mërkurën. Shkencëtarët me agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se...