Bota

Arrihet marrëveshja për qeverinë në Kosovë, AAK-ja merr 4 ministri, propozimi për zv/kryeministër (EMRAT)

29 Prill 2020, 10:38 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja për qeverinë në Kosovë, AAK-ja merr

Kosovë- Arrihet marrëveshja e qeverisë në Kosovë mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën. Haradinaj ka deklaruar se AAK-ja ka marrë Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Sipas Haradinajt se në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të vendoset Selim Selimi, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuci dhe Ramë Likaj në krye të Ministrisë së Arsimit. Po kështu, Besnik Tahiri do të propozohet për zëvendëskryeministër, post ky i marrë tashmë nga AAK-ja.

“Sot bashkë me të nominuarin për zëvendëskryeminsitër, Besnik Tahiri, patëm një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, po ashtu me të nominuarin për kryeministër, Avdullah Hoti.  E kemi nënshkruar marrëveshjen me AAK-në dhe jemi drejt krijimit të qeverisë.“, u shpreh Haradinaj.

Pas marrëveshjes, ka vepruar menjëherë, Presidenti Hashim Thaçi, i cili me anë të një letre i ka kërkuar liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të dërgojë emrin e politikanit potencial për kryeministër, me qëllimin që të formohet sa më shpejt qeveria e re në Kosovë. Isa Mustafa pak ditë më parë deklaroi se Avdullah Hoti është emri që Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kanë zgjedhur për të qenë kandidat për kryeministër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa qeveria e re ne kosove ramush haradianj isa mustafa qeveria e re ne kosove ramush haradianj

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...