Bota

Nuk u lejua të ulej në Aeroportin e Prishtinës, Ministri Vitia reagon për rastin e Pacollit: Është politizuar pa qenë e n

29 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
Nuk u lejua të ulej në Aeroportin e Prishtinës, Ministri Vitia

KOSOVË– Vitia ka thënë se kthimi dhe mundësia për karantinimin e deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, është një çështje që është politizuar pa nevojë, ku më tej ai shtoi se Pacolli do të mund të karantinohet edhe në shtëpinë e tij nëse paraqet dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk kemi pasur as edhe një shkëmbim zyrtar të e-mail-ve apo ndonjë telefonatë zyrtare. Kjo gjë është politizuar pa nevojë dhe më shumë se që duhet. Të gjithë personat tjerë që nuk kanë pasur sëmundje ose arsye tjetër janë vendosur në karantinën në Qendrën e Studentëve.”- u shpreh ai.

Më tej ministri në detyrë shtoi se Pacolli ka mundur vetëm të dërgojë në Ministri një e-mail me dokumentacionin e kërkuar, dhe nuk do të kishte hasur asnjë problem.

“Unë kam provuar ta thërras direkt z. Pacolli qysh në mëngjes për t’i treguar qe proceduart janë këto dhe nuk ka nevojë të politizohet. Në momentin qe secili qytetar hyn në Kosovë, kontrollohet nga ekipet e qendrave të mjekësisë familjare, prezantohet dokumenti nëse ka ndonjë shqetësim, nënshkruhet deklarata nën betim, dhe cilido nga krerët që mund të jetë, përfshirë edhe kryeminsitrin, udhëzohet që të shkojë 14 ditë në vetizolim në shtëpi.”- është shprehur ai.

Ditëne djeshme Pacoli shkroi se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka lejuar kthimin e tij në Kosovë, si dhe ka kundërshtuar masat se ai duhet të karantinohet në Qendrën e Studentëve. Por tashmë Pacollit i është dhënë leja për aterim në Kosovë, megjithatë ai ka udhëtuar për në Tiranë ku edhe ndodhet aktualisht.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia behgjet pacolli arben vitia behgjet pacolli

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...