Bota

Mike Pence bie në kundërshtim me rregullat, viziton stafin dhe pacientët në një spital pa mbajtur maskë në fytytë

29 Prill 2020, 09:15 Nga DOSJA
Mike Pence bie në kundërshtim me rregullat, viziton stafin dhe

SHBA– Nënkryetari Mike Pence nuk ka pranur të mbajjtë një maskë kirurgjikale ditën e djeshme gjatë një vizite pranë stafit dhe pacientëve në një spital.

Fakt ky që tregon se Pence ka rënë në kundërshtim me rregullat e këtij institucioni, duke ngjallur kështu shumë kritika në mes të krizës pandemie. Mes shumë të tjerësh që e shoqeronin ai ishte i vetmi që nuk mbante maskë në një dhomë ku kishte shumë njerëz.

Sipas rregullave të Klinikës Mayo, në spitalin e famshëm në Minesota, të gjithë pacientët, vizitorët dhe stafi duhet të mbajnë një maskë për t’u mbrojtur nga infeksioni i Covid-19.

Në një deklaratë, klinika tha se e kishte shpërndarë këtë informacion me zyrën e zv/kryetarit republikan para vizitës së tij. Numri dy i administratës Trump reagoi duke sqaruar se ai nuk kishte nevojë të mbante një maskë pasi ai testohet rregullisht.

Meqenëse nuk kam koronavirus, mendova se ishte një mundësi e mirë për mua që të jem atje, të bisedoj me këta studiues, këta punonjës të fantastikë, t’i shikoj në sy dhe t’i falenderoja. Jam testuar rregullisht për koronavirus, siç janë njerëzit përreth meje.

Burimi: 20minutes.fr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike pence koronavirusi ne shba mike pence

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...