Bota

Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus, shkon në 790 numri i të sëmurëve në Kosovë

29 Prill 2020, 10:08 Nga DOSJA
Konfirmohen edhe 10 raste të reja me koronavirus, shkon në 790 numri i

KOSOVË– Konfirmohen 10 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 790 numri i të infektuarve.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri total i të infektuarve në vend të shkojë në 790.

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka thënë se 10 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në mesin e 250 mostrave të testuara në total.

Lajmi i mirë është se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 31 pacientë  të tjerë nga koronavirusi.

Postimi i Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike:

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Kujtojmë që prej fillimit të shpërthimit të virusit në Kosovë e deri më tani janë rregjistruar  790  të infektuar, 22 viktima dhe 232 të shëruar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...