Bota

“Përfitojnë në kurriz të punëtorëve.” 1 maji, dita e grevës masive nga punëtorët e disa prej kompanive kryesore në

29 Prill 2020, 09:59 Nga DOSJA
“Përfitojnë në kurriz të punëtorëve.”

SHBA– Koronavirusi ka goditur rëndë SHBA dhe ekonominë e saj ku memiliona njerëz kanë mbetur pa punë si shkak i pandemisë.

Teksa vendi është izoluar prej më shumë se 1 muaji dhe ende nuk është marrë asnjë vendim për rihapjen e vendit qytetarët janë ngritur në protesta.  Nga ana tjetër është mësuar se do të organizohet një grevë e madhe punëtorësh më datë 1 maj.

Greva do të zhvillohet nga punëtorët e disa kompanive mjaftë të njohura në botë, të cilat kanë fituar së fundmi në krizën e tanishme. Sipas mediave të huaja është krijuar një “koalicion i paprecedent i punëtorëve” nga kompani të tilla si Amazon, Instacart, Whole Foods, Walmart, Target dhe FedEx dhe do të protestojnë para qendrave të punës me akuzën se punëdhënësit e tyre po përfitojnë në kurriz të punëtorëve.

“Ne po veprojmë në kordinim me punëtorët e Amazon, Target, Instacart dhe kompanive të tjera për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të treguar solidaritetin me punëtorë të tjerë në sektorë thelbësorë në betejën tonë për një mbrojtje më të mirë dhe përfitime gjatë pandemisë.”- ka thënë Daniel Steinbrook, një nga organizatorët nga kompania Whole Foods.

Gjithashtu mes arsyeve për grevën është bërë edhe numri i lartë të infektuarve në punë në kompani që po përfitojnë nga bllokimi i tregut në kushte të jashtëzakonshme. Në Amazon thuhet se ka rreth 500 raste me koronavirus mes punëtorëve në të paktën 125 objekte të kompanisë.

“Ndërsa ne respektojmë të drejtën e njerëzve për të shprehur mendimin e tyre, ne kundërshtojmë veprimet e papërgjegjshme të grupeve të punëtorëve në përhapjen e keqinforimit dhe deklarimeve false për Amazon gjatë kësaj krize të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike. Ne kemi marrë masa ekstreme për të kuptuar dhe adresuar këtë pandemi.”- ka thënë një nga zëdhënëset e kompanisë, Racahel Lighty.

Burimi: theintercept

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazon daniel steinbrook koronavirusi ne shba amazon daniel steinbrook koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...