Pas marrëveshjes, Thaçi vepron menjëherë, i kërkon Mustafës emrin për kryeministër
29 Prill 2020, 11:21Nga DOSJA
Kosovë– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar edhe një herë liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të dërgojë emrin e politikanit potencial për kryeministër, me qëllimin që të formohet sa më shpejt qeveria e re në Kosovë. Në letrën e Presidentit Thaçi theksohet se Isa Mustafa duhet të dërgojë sa më shpejt emrin në Presidencë, dhe kjo do të shmangë sipas tij edhe zgjedhjet e parakohshme në vend.
”Në përputhje me mandatin tim kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, luteni edhe një herë, që pa humbur kohë, të propozoni mandatarin potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do ta ketë numrin e duhur të votave në Kuvendin e Kosovës dhe të zotohet se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e Presidentit Thaçi dërguar Kryetarit të LDK-së.
Mesditën e sotme është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe AAK-së, për qeverisë e re në Kosovë. Lajmin e dha kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ku u shpreh se partia e tij ka marrë marrë Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MALI I ZI– Në njëkohë që vendi është ende në mes të krizës së koronavirusit pavarësisht se Qeveria ka njoftuar rihapjen e vendit, duket se situata politike në v...
Kosovë- Arrihet marrëveshja e qeverisë në Kosovë mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’...
ANGLI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër për herë të parë. Mediat ndërkombëtare sh...
KOSOVË– Vitia ka thënë se kthimi dhe mundësia për karantinimin e deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, është një çështje që është politizuar pa nevo...
KOSOVË– Konfirmohen 10 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 790 numri i të infektuarve.Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 10 rast...
SHBA– Koronavirusi ka goditur rëndë SHBA dhe ekonominë e saj ku memiliona njerëz kanë mbetur pa punë si shkak i pandemisë.Teksa vendi është izoluar prej më shum...
SHBA– Nënkryetari Mike Pence nuk ka pranur të mbajjtë një maskë kirurgjikale ditën e djeshme gjatë një vizite pranë stafit dhe pacientëve në një spital.Fakt ky ...
KOSOVË– Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një v...