Bota

FOTOT/ Vrasje e maskuar si rrëmbim, si e zhduku gruan biznesmeni! Njeriu më i pasur në Norvegji planifikoi krimin me përpikm

29 Prill 2020, 09:35 Nga DOSJA
FOTOT/ Vrasje e maskuar si rrëmbim, si e zhduku gruan biznesmeni! Njeriu

NORVEGJI– Një nga burrat më të pasur të Norvegjisë është arrestuar dhe akuzuar për “vrasje ose bashkëpunim në vrasje” të gruas së tij, në një rast që ka bërë bujë në vendin skandinav.

70- vjeçari Tom Hagen, manjati i energjisë është arrestuar, raportojnë mediat norvegjeze.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, policia norvegjeze tha se ata kishin “arsye të mjaftueshme për të dyshuar se Tom Hagen kishte vrarë ose kishte bashkëpunuar për të vrarë bashkëshorten e tij, Anne-Elisabeth Hagen”.

Hetuesit fillimisht menduan se 68-vjeçarja Anne-Elisabeth Hagen ishte rrëmbyer nga një bandë kriminale që kërkonte shpërblim, kur ajo u raportua e zhdukur më 31 tetor 2018.

Por të martën, policia tha se ata besonin se asnjë rrëmbim nuk kishte ndodhur dhe kurrë nuk kishte pasur një bandë rrëmbyesish që kërkonte një shpërblim. “Me fjalë të tjera, policia beson se çështja karakterizohet nga një mashtrim i qartë, i planifikuar,”– thuhet në deklaratë.

“Është e rëndësishme të theksohet se, edhe pse kemi një akuzë, çështja është ende nën hetim dhe ka disa pyetje pa përgjigje për të cilat policia do të vazhdojë të punojë”. Policia thotë se është e rëndësishme roli i Tom Hagen, në zhdukjen e bashkëshortes, dhe bashkëpuntorët e tjerë të përfshirë në këtë krim.

Avokati i Hagen, Svein Holden u tha mediave norvegjeze se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me zhdukjen e Anne-Elisabeth. Manjati pritej të merrej në pyetje nga policia.

Ai do të mbahet në paraburgim për katër javë dhe prokurorët po argumentojnë se nuk duhet t’i jepet lirim me kusht. Policia nuk ka pranuar të shtjellojë një motiv për shkak të hetimit në vazhdim dhe nuk ka përjashtuar arrestime të mëtejshme.

Anne-Elisabeth Hagen ishte martuar me Tom Hagen për 49 vjet, kur ajo u zhduk nga shtëpia e çiftit në Lørenskog, 20 km (12 milje) në lindje të Oslos, në tetor 2018. Policia gjeti shenja të një përleshjeje, që sugjeronte që ajo të ishte marrë me forcë.

Çeshtja nuk tërhoqi vëmendjen e publikut deri në janar 2019, kur policia njoftoi rrëmbimin e saj të dyshuar. Në kohën kur policia raportoi se kishte marrë një kërkesë për shpërblim dhe kërcënime serioze kundër saj. Shpërblesa ishte një kërkesë e shkruar prej 9 milion € (7.8 milion), që do të paguheshin në cryptocurrency, raportuan në atë kohë media norvegjeze.

Deri në qershor të vitit 2019, kur nuk u gjet asnjë gjurmë e Hagen, ndërsa rrëmbyesit e supozuar nuk ishin në gjendje të provonin se po e mbanin atë, hipoteza kryesore e policisë kaloi në vrasje të maskuar si rrëmbim. Sipas transmetuesit publik të Norvegjisë NRK, policia filloi të hetojë Tom Hagen në fshehtësi verën e kaluar.

Gjatë hetimit 18-mujor, policia ka regjistruar me ndihmën e FBI-së si dhe ekzaminuar 6.000 orë pamje filmike.

Tom Hagen është njeriu më i pasur i Norvegjisë, sipas revistës Kapital, me një pasuri të vlerësuar prej 1.9bn kron (147 milion). Ai i fitoi paratë e tij duke themeluar furnizuesin e energjisë elektrike Elkraft në 1991 dhe aktualisht mban 70% të aksioneve në kompani, e cila operon në të gjithë Skandinavinë.

Burimi: The Guardian

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anne elisabeth hagen biznesmeni manjati norvegjexz njeriu me i pasur ne norvegj tom hagen vrasja e bashkeshortes anne elisabeth hagen biznesmeni manjati norvegjexz njeriu me i pasur ne norvegj tom hagen vrasja e bashkeshortes

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2020, 07:57

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

SHBA– Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur fillua...