Bota

Tjetër bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 633 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid-19

28 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
Tjetër bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 633 njerëz në 24

BRITANI E MADHE-  Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe janë shënuar të  paktën 633 viktima nga virusi, ku në këtë mënyrë numri i të vdekurëve ka shkuar afro 22 mijë.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 ka shkuar në 21.749 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Krahasuar me një ditë më parë, sot vdekjetu dyfishuan. Pasi nga 360 pacientë që vdiqën dje nga Covid-19 ditën e sotme numri ka shkuar në  633.

Mes tyre në Angli janë regjistruar 546 vdekje, në Skoci 70 vdekje, ndërsa 17 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore ende nuk ka publikuar shifrat e saj.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll