Bota

“Do lejohen grupet deri në 10 veta”, Austria merr vendimin: Masat e bllokimit për Covid-19 do të skadojnë më 30 prill

28 Prill 2020, 11:12 Nga DOSJA
“Do lejohen grupet deri në 10 veta”, Austria merr vendimin:

AUSTRI– Masat e përgjithshme të bllokimit në Austri do të skadojnë më 30 prill. Ky lajm i mirë është bërë me  dije nga ministri i shëndetësisë  në Austri, Rudolf Anschober.

Ndër të tjera ai tha se mbledhjet, grupimet e njerëzve deri në 10 persona do të lejohen, dhe kërkesa kryesore për publikun do të jetë respektimi i rregullave në distancë.

Ndërkohë  kujtojmë se vetëm një javë më parë autoritet deklaruan se rihapja e vendit do të vijë pas datës 15 maj, por mesa duket rastet e ulëta të të sëmurëve në vend ka bërë të mundur që vendi të rihapet, gjithmonë  me zbatimin e rregullave të distancës.

Mes shumë vendeve të tjera në botë që janë goditur rëndë nga koronavirusi, Austria është ndër të vetmet që nuk ka pasur bilance të frikshme të të infektuarve apo të viktimave nga virusi. Atje regjistruar rreth 50 raste çdo ditë, jo më shumë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri koronavirusi në austri

Sondazh

Poll