Bota

Trump: SHBA po heton Kinën, ata mund ta kishin ndaluar koronavirusin të mos prekte gjithë botën

28 Prill 2020, 13:22 Nga DOSJA
Trump: SHBA po heton Kinën, ata mund ta kishin ndaluar koronavirusin

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk është “i lumtur” me Kinën për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Presidenti tha që partia komuniste në Kinë mund të kishte bërë më shumë për të ndaluar krizën globale. Ndër  të tjera ai njoftoi se administrata e tij po kryente “hetime serioze” për gjithçka ka ndodhur me virusin që ka vrarë mbi 200  mijë njerëz në mbarë botën.

Javën e kaluar Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara “besojnë  fuqimisht” se Pekini nuk arriti të raportojë shpërthimin e Covid-19 në kohën e duhur dhe e mbuloi të vërtetën për virusin  e rrezikshëm .

Në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë Covid-19 Trump tha: Ne po bëjmë hetime shumë serioze… Ne nuk jemi të kënaqur me Kinën. Ekzistojnë shumë mënyra se si t’i bëjmë përgjegjës ata. Ne besojmë se mund të ishte ndalur te burimi. Ajo mund të ishte ndalur shpejt dhe nuk do të ishte përhapur në të gjithë botën.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi:  Metro 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba xi jinping donald trump koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba xi jinping

Sondazh

Poll