Bota

301 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, nga java tjetër do të lejohet dalja e të gjitha grupmoshave nga izolimi në S

28 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
301 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, nga java tjetër do

SPANJË– Dita ditës shifrat e vdekjeve në Spanjë janë në ulje që prej fillimit të shpërthimit të virusit, ku tashmë Spanja është vendi i dytë  në Europë më i goditur nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Spanjës janë shënuar  301 vdekje, një numër relativisht i ulët krahasuar me javët e mëprashme ku vdisnin nga 600, 700, e deri në 900 njerëz brenda një dite.

Me bilancin e sotëm numri total i viktimave  nga Covid-19 në Spanjë ka shkuar në 23.822.

Ndërkohë Spanja numëron edhe  një numër shumë të lartë të të infektuarëve, ku deri më tani janë konfirmuar  të paktën  210,000 raste që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, do të përshkruajë planin e daljes nga izolimi, i  cili është cilësuar si  “gradual dhe asimetrik”.

Salvador Illa, ministri i shëndetësisë, ka sugjeruar që lehtësimi i kufizimeve duhet të mbetet sërish i fortë për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Kujtojmë që të dielën e kaluar, fëmijët nën 12 vjeç lejuan të dilnin nga shtëpitë  nën shoqërimin e prindërve të tyre dhe nga e shtuna tjetër njerëzit e të gjitha moshave do të lejohen të dalin nga shtëpitë për stërvitje.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll