Bota

“Tronditëse për mua!” Dy muaj karantinë në Zvicër, Pacollin e ndalojnë të ulet në Prishtinë: Nuk është akt trimë

28 Prill 2020, 11:26 Nga DOSJA
“Tronditëse për mua!” Dy muaj karantinë në

PRISHTINË– Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është penguar të shkojë në  Kosovë. Sipas tij shkak për këtë moslejim është bërë Qeveria e cila po i vendos pengesa për të shkelur në Kosovë.

Ndër të tjera në postimin e tij Pacolli, është shprehur se tashmë i është anuluar leja për aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, teksa prej dy muajsh ka qenë nën rregulla të forta në Zvicër si shkak i shpërthimit  të koronavirusit.

 “Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur.”- ka deklaruar Pacolli.

Kujtojmë që më herët ai e akuzoi Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, se këtë pengesë po ia bën një qeveri që ai e ka votuar, por që  nuk ka votuar kurrë për rrëzimin e tij.

“Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!”- ka thënë Pacolli.

Postim i  Plotë i Pacollit: 

Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër,nën asistencën shendetsore, diçka që ua deshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shendetesor I përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua! Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rreximin e saj! Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim! Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie! Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët! Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare? Kush jeni ju që paragjykoni votën time? Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do t votoja pro jush- a do të më pengonit? Jo, nuk e besoj! Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodh ndaj meje, është zhgënjyese! Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve te mia ndaj jush!

Që prej fillimit të shpërthimit të virusit e  deri më tani në Kosovë,  janë rregjistruar  780 të infektuar, 22 viktima dhe 201 të shëruar nga COVID-19.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli prishtine behgjet pacolli prishtine

Sondazh

Poll