Bota

Sindromi që dyshohet se është i lidhur me Covid-19, shkakon vdekjet e para në Angli, humbin jetën disa fëmijë

28 Prill 2020, 11:08 Nga DOSJA
Sindromi që dyshohet se është i lidhur me Covid-19, shkakon

Britani i Madhe– Zyrtarët britanikë të shëndetit kanë paralajmëruar mjekët për një “sindrom të lidhur me koronavirusin” që prek fëmijët. Ky lajm është kofirmuar edhe nga ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i cili është shprehur se  disa fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur nga një sindrom i rrallë inflamator, për të cilin shkencëtarët besojnë se është i lidhur me Covid-19.

“Tre javët e fundit, ka pasur një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqiten me një gjendje inflamatore, që kërkojnë kujdes intensiv,  në të gjithë Londrën dhe gjithashtu në rajone të tjera të  vendit”, janë shprehur së fundmi zyrtarët.

Sipas HSJ (Journal of Service Health Journal)  numri total i fëmijëve të prekur deri më tani mendohet të jetë i vogël, por pak dihet për të.

“Sindromi ka karakteristikat e COVID-19. Disa nga fëmijët kanë rezultuaR pozitivë me COVID-19, dhe disa duket se kanë pasur virusin në të kaluarën”, thonë studiuesit, duke iu referuar pacientëve.

Fëmijët ka simptomat: temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, enjtje të gjëndrave dhe në rastet më të rënda edhe probleme me zemrën.

Burimi: Daily Mail

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll