Gazeta italiane i kushton një artikull 25-vjeçares shqiptare, pas diplomimit në infermieri Erjona kërkon t’u bashkohet kol
28 Prill 2020, 12:52Nga DOSJA
ITALI– Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.
Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vështira të krijuara në Itali si shkak i shpërthimit të Covid-19, Erjona ka kërkuar të përshpejtojë procedurat e marrjes së nënshtetësisë italiane dhe provimit ndërkombëtar të profesionit të infermieres për të nisur sa më parë punë pranë kolegëve të saj në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.
Kjo pasi shqiptarja 25-vjeçare, është diplomuar më 7 prill në fushën e infermierisë vitin e kaluar në zonën Bra pranë qytetit të Torinos në Itali, dhe më 20 maj ishte dashur të merrte nënshtetësinë italiane nga kryetari Gianni Fogliato.
“Shumë vonë, virusi nuk pret, as të sëmurët, ekipet mjekësore janë në telashe ndaj duhet të fillojmë të punojmë menjëherë. Falënderoj Italinë që më dha aq shumë, tani unë dua të japë diçka për të.”- është shprehur ajo për ‘La Stampa’.
Mësohet se kërkesa dhe dëshira e saj për të punuar gjatë kësaj kohe të vështirë është miratuar nga autoritetet italiane dhe së shpejti do të zhvillojë provimin për profesionin e infermerit, që t’iu bashkohet më pas ekipeve mjekësore në spitalet e Italisë.
Ajo ka shpjeguar se prej tani ka pasur oferta të mira, për të cilat thotë se i vlerëson.
“Pas gradës, me diskutimin në internet të tezës, verifikova që procedurat për regjistrimin më të shpejtë për të marrë edhe nënshtetësinë. Unë kam jetuar në Bra për njëzet vjet, kërkesa ime për të marrë nënshtetësinë e për të punuar u pranua. Ceremonia u zhvillua në zyrën e rregjistrimit në bashki, ku ishte prezent edhe kryebashkiaku Fogliato. Edhe në këto kushte, ishte vërtet emocionuese. Falenderoj Italinë që më dha aq shumë, tani dua të jap diçka.” – ka thënë Erjona.
Kosovë- Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar së fundmi se më 6 qershor do të dalin përgjigjet e lotarisë amerikane.“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrolli...
SUEDI– Suedia është bërë vendi që të gjithë i kushtuan vëmendje gjatë këtyre javëve të vështira me shpërthimin e virusit, pasi ndryshe nga shetetet e tjera në b...
“Pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të shpeshta, vdekjeprurëse dhe do të përhapen më shpejt”. Kështu ka deklaruar së fundi një grup shkencëtarësh të ...
SPANJË– Dita ditës shifrat e vdekjeve në Spanjë janë në ulje që prej fillimit të shpërthimit të virusit, ku tashmë Spanja është vendi i dytë në Europë më ...
PRISHTINË– Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është penguar të shkojë në Kosovë. Sipas tij shkak për ...
AUSTRI– Masat e përgjithshme të bllokimit në Austri do të skadojnë më 30 prill. Ky lajm i mirë është bërë me dije nga ministri i shëndetësisë në Austri, Rudol...
Britani i Madhe– Zyrtarët britanikë të shëndetit kanë paralajmëruar mjekët për një “sindrom të lidhur me koronavirusin” që prek fëmijët. Ky lajm është kofirmuar...
SHBA– Drejtuesja e grupit të protestuesve të ‘Reopen North Carolina’, Audrey Whitlock ka rezultuar pozitive me koronavirus, ndërkohë që i mungonin dhe dy miting...
ZVICËR– Koronavirusi ka shpërthyer në Kinë prej gati 4 muajsh, dhe pavarësisht se atje gjendja është qetësuar disi pasi rastet e reja dhe vdekjet janë mjaf...