Ngrihet aktakuza e re në Gjykatën Speciale në Hagë për Krimet e luftës në Kosovë, nuk zbulohet emri
28 Prill 2020, 13:09Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme është konfirmuar një aktakuzë e re e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Megjithatë ende nuk është bërë i ditur emri i personit, ndërsa përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale.
Teksa ende nuk dihet emri për aktakuzën e ngritur pranë Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, me seli në Hagë, mësohet se kryetarja e trupit gjykues tashmë ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në mënyrë që të shqyrtojë aktakuzën e re.
“Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin. Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.”- thuhet në njoftim.
Intervistimet e ish-ushtarëve të UÇK-së u kryen në 2019-n
Gjatë vitit 2019, mbi 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, disa si dëshmitarë dhe disa si të dyshuar. Në mesin e tyre edhe ish-figura të larta të UKÇ-së.
Gjykata Speciale apo, siç njihet me emrin zyrtar “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, janë përgjegjës për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në Kosovë në periudhën 1998-99. Kjo u mundësua në gusht të vitit 2015, kur Parlamenti i Kosovës me shumicë votash miratoi ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, e cila selinë e saj tashmë e ka në Hagë dhe në të do të punojnë tërësisht prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtar. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
ITALI– Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vësh...
Kosovë- Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar së fundmi se më 6 qershor do të dalin përgjigjet e lotarisë amerikane.“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrolli...
SUEDI– Suedia është bërë vendi që të gjithë i kushtuan vëmendje gjatë këtyre javëve të vështira me shpërthimin e virusit, pasi ndryshe nga shetetet e tjera në b...
“Pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të shpeshta, vdekjeprurëse dhe do të përhapen më shpejt”. Kështu ka deklaruar së fundi një grup shkencëtarësh të ...
SPANJË– Dita ditës shifrat e vdekjeve në Spanjë janë në ulje që prej fillimit të shpërthimit të virusit, ku tashmë Spanja është vendi i dytë në Europë më ...
PRISHTINË– Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është penguar të shkojë në Kosovë. Sipas tij shkak për ...
AUSTRI– Masat e përgjithshme të bllokimit në Austri do të skadojnë më 30 prill. Ky lajm i mirë është bërë me dije nga ministri i shëndetësisë në Austri, Rudol...
Britani i Madhe– Zyrtarët britanikë të shëndetit kanë paralajmëruar mjekët për një “sindrom të lidhur me koronavirusin” që prek fëmijët. Ky lajm është kofirmuar...
SHBA– Drejtuesja e grupit të protestuesve të ‘Reopen North Carolina’, Audrey Whitlock ka rezultuar pozitive me koronavirus, ndërkohë që i mungonin dhe dy miting...